Bregu: Sfidat e sigurisë së BE-së dhe Ballkanit janë gjithnjë e më të ndërlidhura përkundrejt kërcënimeve të reja globale

Bregu: Sfidat e sigurisë së BE-së dhe Ballkanit janë gjithnjë e më të ndërlidhura përkundrejt kërcënimeve të reja globale

 “Sfidat e sigurisë të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura me kërcënimet e reja globale. Kufinjtë janë të padallueshëm kur bëhet fjalë për sigurinë e kërcënimet ndaj të cilave të gjithë jemi të ekspozuar. Sfidat e sigurisë janë të njëjta dhe përgjigjja duhet të jetë  kolektive”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e Konferenca e Gjashtë të Koordinimit të Sigurisë Rajonale, sot në Paris.

 “Sipas SecuriMeter 2021, vetëm 37% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor  ndihen të kënaqur me situatën e sigurisë në ekonomitë e tyre dhe rreth dy të tretat ose më shumë besojnë se është e rëndësishme të punohet për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm, krizën e emigrantëve, krimin e organizuar dhe financiar, dhe sigurinë kibernetike. Qëllimi kryesor i përpjekjeve tona është që qytetarët të ndihen të sigurt. Kjo do të thotë më shumë siguri personale dhe, pasurisë.. Do të thotë qëndrueshmëri ndaj radikalizmit dhe ekstremizmit, siguri efektive kufitare dhe menaxhim i arsyeshëm i migracionit, çrrënjosje e krimit të organizuar dhe aktiviteteve të ngjashme. Sfida e re që po shfaqet në rajon është ndryshimi i klimatike. Gara për të zbutur pasojat ndaj ndryshimet klimatike dhe agjenda e gjelbër do të kthehet në një garë midis BE-së, SHBA-së dhe palëve të treta që janë tashmë të pranishme në rajon. Prandaj është e rëndësishme që BE dhe Ballkani Perëndimor të mbështesin tek njëri-tjetri”, ka thënë Bregu.


 Konferenca vjetore Sigurisë Rajonale e RCC-së e këtij viti për “Përmirësimin e bashkëpunimit rajonal të sigurisë: një shtyllë e rrugës europiane të Ballkanit Perëndimor”, mblodhi së bashku më shumë se 100 ekspertë nga rajoni, përfaqësues të institucioneve dhe organeve të BE-së, përfaqësues të institucioneve të zbatimit të ligjit, organizatave përkatëse , si dheorganizatat e shoqërisë civile, e organizuar së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Francës si dhe Institutin Francez për Studimet e Larta të Mbrojtjes Kombëtare (IHEDN). Së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të RCC, fjalët  hapëse u mbajtën nga gjeneral-lejtnant Benoît Durieux, Drejtor i IHEDN dhe Frédéric Mondoloni, Drejtor për Europën Kontinentale në Ministrinë Franceze për Europën dhe Punët e Jashtme.

 “RCC ka punuar shumë për të lehtësuar harmonizimin e politikave,bazuar në standardet e BE-së të cilat synojnë krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal i cili shfrytëzon më së miri potencialin e pashfrytëzuar socio-ekonomik të këtij rajoni. Por çdo përparim në këtë drejtim do të minohet nëse kërcënimet e sigurisë vazhdojnë – nëse të rinjtë kthehen drejt ideve radikale dhe ekstremizmit të dhunshëm në vend që të jenë pjesëtarë të dobishëm të shoqërisë, nëse pasuria fitohet në tregjet gri ose të zeza, nëse ndjenja e pasigurisë kontribuon në ikjen e trurit, e kështu me radhë”, përfundoi Bregu.

 Qëllimi i konferencës rajonale është të mbështesë përpjekjet për përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në Ballkan, si dhe ndërmjet Ballkanit dhe BE-së dhe të inkurajojë shkëmbimin e praktikave më të mira për çështjet e sigurisë së brendshme ndërmjet institucioneve ligjzbatuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të Francës dhe aktorëve të tjerë përkatës evropianë. Përfundimet e konferencës, të cilat do të jenë të disponueshme në faqen e internetit të RCC  pasi të miratohen , do të propozojnë veprime dhe bashkëpunim të mëtejshëm në mënyrë që të përmirësohet bashkëpunimi rajonal për sigurinë. Temat kryesore të aktivitetit përfshijnë çështjet më urgjente të sigurisë në Ballkanin Perëndimor: radikalizimi, migrimi i paligjshëm dhe krimi i organizuar.

Lexo edhe

Video