Brazili shumë i fortë për Serbinë

Brazili shumë i fortë për Serbinë

Kombëtarja e Brazilit ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe shtatë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Lusail Iconic”, Brazili e ka mposhtur Serbinë me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.

Padyshim që heroi i ndeshjes për Brazilin ishte Richarlison, i cili fillimisht zhbllokoi rezultatin në minutën 62’, kurse e thelloi epërsinë në 2:0 duke shënuar gol në minutën e 73’.


Goli i dytë i Richarlison ishte edhe i fundit i ndeshjes së sotme, gol ky i cili mund të konsiderohet edhe më i mirë i Kupës së Botës deri tani.

Me pikët e reja, Brazili ngjitet në pozitën e parë të Grupit G me tre pikë, aq sa ka edhe Zvicra në vendin e dytë, kurse Serbia radhitet e fundit me asnjë pikë të arkëtuar, ashtu sikurse edhe Kameruni në vendin e tretë.

Rezultati final, 2:0 në favor të Brazilit.

Lexo edhe

Video