Brazili pa telashe në çerekfinale, atje e pret Kroacia

Brazili pa telashe në çerekfinale, atje e pret Kroacia

Koreja e Jugut nuk ishte aspak kundërshtar i denjë për t’ia bërë mohuar Brazilit kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës e cila po zhvillohet në Katar.

Superioriteti i Brazilit i tregua që nga fillimi i ndeshjes pasi realizuan katër gola brenda 36 minutave duke i treguar kundërshtarit se ndeshja po mbyllej shumë më shpejtë se sa pritej, raporton KosovaPress.


Vinicius Jr, Neymar, Richarlison dhe Lucas Paqueta shënuan golat për Brazilin, ndërsa Koreja e Jugut u ngushëllua me vetëm një gol të realizuar në minutën e 76’ nga Hwang Ui-Jo.

Fitorja e Brazilit nënkupton që do të shohim një tjetër ndeshje të zjarrtë në çerekfinale ku do të ballafaqohen Brazili me Kroacinë.

Lexo edhe

Video