Brazili 1-0 Zvicra, më i miri dhe më i dobëti në fushë

Brazili 1-0 Zvicra, më i miri dhe më i dobëti në fushë

Brazili e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 për të siguruar plasmanin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.

Në një ndeshje shumë të luftuar që nga minuta e parë, ishte Casemiro ai që ia siguroi tre pikë vendit të tij dhe kualifikimin në fazën tjetër, raporton KosovaPress.

Mesfushori i Manchester United realizoi gol të bukur në minutën e 83-të, pas asistimit nga Rodrygo.


Më i miri në fushë gjatë kësaj ndeshje ishte mbrojtësi i krahut të majtë të Brazilit, Alex Sandro me notën 7.9. Casemiro, i cili shënoi golin e fitores për Brazilin i vlerësua me notën 7.8, Granit Xhaka u vlerësua me notën 6.4, kurse më i dobëti në fushë ishte sulmuesi i Zvicrës Embolo.

Notat e lojtarëve:

Me gjashtë pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve, Brazili vazhdon tutje, kurse Zvicra do ta kërkojë fazën tjetër në ndeshjen e fundit të grupit G ku do të ballafaqohet me Serbinë.

Lexo edhe

Video