Brandi ndërkombëtar i të brendshmeve dhe rrobave të banjës Palmers edhe në Kosovë

Në Qendrën Tregtare “Grand Store”, nga sot mund ta gjeni edhe dyqanin e brandit ndërkombëtar të të brendshmeve dhe rrobave të banjës Palmers, brand austriak që ofron kualitet të lartë dhe cilësi të garantuar.

Arjeta Salihu-Abazi, përfaqësuese e dyqanit “Palmers”, në Kosovë, tha se vendi ynë ka pasur nevojë për një brend të tillë, i cili ka kualitet dhe cilësi të lartë.

Ajo u shpreh se brendi i rrobave të brendshme por edhe i atyre të banjës “Palmers”, është prodhim austriak i cili daton nga viti 1940.

“Brendi ‘Palmers’ është një brend austriak me rroba të brendshme, është një brend shumë i vjetër që nga vitet 1940, ekziston ky brend ku Ludvig Palmers për herë të parë ka filluar me përparset në Austri, mandej në vitet 60-70, ka filluar edhe në vendet tjera, por fatkeqësisht në Kosovë dhe Shqipëri është hapur tani…..kur flasim për çmimet, çmimet kanë të arsyeshme por gjithmonë duke pasur përjashtime por kur të mendojmë se një brend i ka rrobat aq kualiteteve, do të thotë se nuk duhet të pritet edhe çmim shumë shumë të ulët kur ka cilësia dhe kualitet, pritet çmim më i lartë….pikërisht tani Kosova ka pasur nevojë për një brend të tillë kur tash secili e dinë e veshjeve, sidomos veshjeve të brendshme kur ajo është në kontakt të drejtpërdrejt më trupin dhe normal që duhet të jetë sa më cilësore”, theksoi ajo.

Madje ajo pati edhe një mesazh për të gjitha femrat kosovare.

“Normal qe rrobat e brendshme janë të nevojshme dhe normal duhet të jenë të rehatshme. Mesazhi im kishte me qenë se kur një femër ndihet rehat me të brendshme, patjetër që do të jetë në disponim dhe rehat edhe me rrobat e jashtme”, u shpreh ajo.

Enea Abazi, pjesë e këtij dyqani thotë se mbathjet e brendshme të kësaj firme janë luksoze dhe me kualitet të lartë.


Sipas saj, çmimet janë të arsyeshme prandaj sugjeron çdo femër që së paku të ketë një palë nga ky brand.

“Është hera e parë që e kemi një brand kaq luksoz dhe kaq të mirë në Kosovë sidomos për femrat të cilat kemi dëshirë me i pas të brendshmet më kualitet. Kemi dëshirë me qenë edhe të bukura çmimet janë siç duhet janë të arsyeshme fabrika është ose kotton ose mëndafsh dhe është brand që ia vlen me pas së paku një artikull prej tij”, u shpreh ajo.

Mirela Cano, administratore e Premiume Brands Albania, ka siguruar të gjithë blerëset për kualitetin e Palmers.

Ajo tha se ky brand ofron edhe shumëllojshmëri në përzgjedhje.

“Doja të siguroja të gjithë blerësit e Prishtinës dhe Kosovës që Palmers Brands është një nga brendet më të mira për veshjet intimo dhe për veshjet e plazhit për faktin se ka një histori të gjatë shumë vjeçare për prodhimin e linjave. Është brend që lufton me konfortin dhe me kualitetin por edhe me çmimin duket se janë të shtrenjta por në fakt nuk është brand i shtrenjtë po ta krahasosh për cilësinë që ofron dhe kualitetin dhe konfortin dhe shumëllojshmërinë”, theksoi ajo.

Nga Shqipëria në Kosovë kishin ardhur edhe mysafirë për të uruar për këtë brand.

Enada Adnikolla, përfaqësuese e brandit “Palmers”, në Shqipëri, u shpreh se ky brend i të brendshmëve për femra është konfort dhe me cilësia të garantuar.

“Përshtypjet për këtë brend janë nga më të mirat se përndryshe nuk do kishin marrë iniciativën për të qenë përfaqësues. Është me të vërtetë shumë i mirë dhe shumë konfort, cilësia është e garantuar…Ke parë ndonjë femër që nuk ka nevojë për të brendshme, për aq kohë sa një femër do të ketë nevojë për të brendshme do të ketë nevojë edhe për Palmers”, tha ajo.

Video