Braktisin fëmijën, një muaj arrest shtëpiak

Braktisin fëmijën, një muaj arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale, keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës dhe kundër të pandehurës tjetër SH.A., për shkak të veprës penale mos raportimi i abuzimit të fëmijëve sipas KPRK-së.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilën veç e ve, sipas KPPRK-së.


Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

 

Lexo edhe

error: