Brahimaj takon të rinjtë e Gjakovës: Krenari kur sheh vendosmërinë e tyre për t’i çuar përpara proceset

Brahimaj takon të rinjtë e Gjakovës: Krenari kur sheh vendosmërinë e tyre për t’i çuar përpara proceset

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj bashkë me Daut Haradinajn dhe Ardian Gjinin kanë takuar të rinjtë e Gjakovës.


Brahimaj thotë se është e dhimbshme të dëgjosh brengat që kanë të rinjtë në këtë kohë por që thekson që është krenari kur sheh potencialin dhe vendosmërinë që kanë për t’i dërguar proceset përpara.

“Të rinjtë e Gjakovës i takuam sot së bashku me Gjeneralin Daut Haradinaj, kryetarin Ardian Gjini dhe kolegët kandidatë. Është e dhimbshme të dëgjosh brengat që kanë të rinjtë në këtë shekull por është krenari kur sheh potencialin dhe vendosmërinë që kanë për t’i dërguar proceset përpara, me ndryshu situatën në të mirë të të rinjve dhe vendit. Sot morëm ide dhe bashkëbiseduam si t’i materializojmë ato bashkë me këta të rinj, falënderoj secilin për mbështetjen dhe gatishmërinë që treguan për të përkrahur Aleancën me 14 shkurt. Falënderoj kryetaren e ARK-së, dega Gjakovë Artnesa Krasniqi për  bashkëpunimin dhe punën e shkëlqyer që ka më të rinjtë e komunës tonë”, ka shkruar Brahimaj.

Lexo edhe

Video

error: