BPB shpërndan 500 dezinfektues për bizneset e vogla

BPB shpërndan 500 dezinfektues për bizneset e vogla

Banka për Biznes po vazhdon të përkrahë bizneset e vogla dhe mikro në vend në mënyra të ndryshme. Përveç në shtyrjen e kësteve të kredive, në financim, si dhe në ofrimin e këshillave profesioneve financiare, BPK ka shpërndarë 500 dezinfektues për bizneset dhe pano informuese me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.

Përfaqësues të BPB sot kanë vizituar biznesin “Farm market”, e që i kanë shpërndarë dezinfektues dhe pano informuese.

Bujar Statovci, udhëheqës i Departamentit mikro dhe agro në BPB, tha se si bankë kanë qenë në vazhdimësi në përkrahje të bizneseve.


“Banka për Biznes ka rrjetin e degëve të shtrirë në të gjithë territorin e Kosovës ku ne përmes këshilltarëve për plan të bizneseve kemi qenë vazhdimisht në përkrahje të këtyre bizneseve, do të thotë të bizneseve të vogla dhe mikro. Përkrahja jonë është bazuar në nevoja të tyre, ku gjatë kësaj periudhe edhe nevojat e biznesit kanë qenë në ristrukturimin e kredive, në shtyrjen e kësteve të kredive, në financim, si dhe në ofrimin e këshillave profesionale financiare”, tha ai.

Ai bëri të ditur se kanë shpërndarë 500 dezinfektues dhe pano informuese për bizneset, për çka tha se kanë qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe vetëdijesimi të qytetarëve.

“Qëllimi është që ne të ofrojmë një përkrahje gjithëpërfshirëse, përveç ofrimit të shërbimeve financiare të japim edhe një vlerë shtesë tek bizneset e vogla dhe mikro, gjë të cilën Banka për Biznes e ka bërë në vazhdimësi. Tani ky është projekti i radhës, ku ne kemi shpërndarë 500 dezinfektues dhe pano informuese me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe vetëdijesimit të qytetarëve”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: