Botërori, nis sot faza e eliminimit direkt

Botërori, nis sot faza e eliminimit direkt

Kampionati Botëror “Katar 2022” po vazhdon të bëhet edhe më interesant, ku turneu ka prekur tani fazën eliminatore.

Sot do të zhvillohen dy përballjet e para të 1/8-ës së finales së këtij Botërori, ku ndeshja hapëse është ajo mes Holandës dhe Amerikës, raporton KosovaPress.

“Tulipanët” do të kërkojnë të rigjejnë lavdinë e dikurshme dhe të vazhdojnë garën, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë suksesin në futboll edhe pse me kapitenin Christian Pulisic në dyshim për sfidën e sotme.

Ndeshja mes Holandës dhe Amerikës zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Khalifa International” të Dohas.

Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Kombëtarja e Argjentinës, e cila përballet me atë të Australisë.


Messi me shokë janë favoritë në këtë ndeshje dhe çdo rezultat tjetër do të ishte befasi për tifozët. Botërori është trofeu i munguar për Messin dhe argjentinasit mnedojnë se ky është viti kur ata duhet të shkëlqejnë pasi “Katari” do të jetë e fundit Kupë Bote për yllin e tyre.

Stadiumi “Ahmad bin Ali” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Argjentinës e Australisë, e cila fillon nga ora 20:00.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Kampionatit Botëror “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Faza eliminatore (1/8)

16:00 Holanda – Amerika (Stadiumi Khalifa International)

20:00 Argjentina – Australia (Stadiumi Ahmad bin Ali)

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.