Botërori “Katar 2022”/Holanda në çerekfinale, eliminon Amerikën

Botërori “Katar 2022”/Holanda në çerekfinale, eliminon Amerikën

Ka përfunduar përballja tejet interesante mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Amerikës, ku kjo e fundit përshëndetet me Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Khalifa International”, Holanda e ka mposhtur Amerikën me rezultat 3:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Memphis Depay, i cili kaloi Holandën në epërsi prej 1:0 në minutën e 10’. Epërsinë në 2:0 e thelloi mbrojtësi i Ajaxit, Daley Blind me golin e tij në minutën e 45+1’.


Amerika arriti të rikthehet në lojë duke e ngushtuar epërsinë e Holandës, ku Haji Wright shënoi në minutën e 76’ për 2:1.

Por, Holanda arriti që brenda pesë minutave ta rikthej epërsinë prej dy golave, ku Denzel Dumfries shënoi në minutën e 81’ për 3:1, gol ky i cili rezultoi të ishte i fundit i ndeshjes.

Me fitoren e sotme, Holanda vazhdon aventurën në Botëror duke siguruar biletën drejt çerekfinales, kurse Amerika eliminohet në fazën eliminatore.

Rezultati final i ndeshjes, 3:1 në favor të Holandës.

Lexo edhe

Video