Botërori i futsallit, shorti e vendos Kosovën në grup të vështirë

Botërori i futsallit, shorti e vendos Kosovën në grup të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit për “Main Round” në kuadër të kualifikimeve drejt Kampionatit Botëror 2024 në futsall.

Kombëtarja e Kosovës është pozicionuar në Grupin 11 së bashku me dy kombëtaret e tjera si ajo e Holandës dhe ajo e Ukrainës, përcjell KosovaPress.

Gjithsej 36 shtete ishin pjesëmarrëse në këtë short, të cilat u ndanë në 12 grupe që përbëhen nga tri kombëtare.


Ndeshjet e të gjitha grupeve do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, kurse fituesit e 12 grupeve dhe katër ekipet më të mira që zënë vendin e dytë do të kualifikohen drejt “Elite Round”.

Në anën tjetër, tetë ekipet e mbetura të vendit të dytë do të luajnë në “play-off”.

Cikli i ndeshjeve do të fillojë nga shtatori i këtij viti dhe përfundon në mars të vitit 2023. Kosova u kualifikua në “Main Round”, pasi doli e dyta në Grupin C të fazës së parë kualifikuese.

Shortin e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video