Botërori i femrave 2023 / Shqipëria mundet nga Polonia në transfertë

Botërori i femrave 2023 / Shqipëria mundet nga Polonia në transfertë

Kombëtarja shqiptare e femrave ka zhvilluar këtë të martë ndeshjen e radhës ndaj Polonisë në transfertë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit të femrave “Australi – Zelandë e Re 2023”.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen në stadiumin “Tychy” me këtë formacion: Rexhepi, Hilaj, Curraj, Maliqi, Elezaj, Gjini, Franja, Krasniqi, Doçi (c), Hamidi, Maksuti.


Vajzat kuqezi e nisin mirë sfidën, duke qenë të barabarta me rivalet polake, madje në disa momente kanë qenë dukshëm superiore. Në minutën e katërt Megi Doçi depërton bukur në zonë, por nuk arrin të finalizojë siç duhet në momentin e fundit. Polaket reagojnë dhe rrezikojnë në disa raste, por arritur të gjejnë golin. Në minutën e 22-të Krasniqi del para porte pas një aksioni të bukur, por për gjyqtaren është në pozicion jashtë loje. Në minutën e 38-të Polonia fiton një penallti pas një faulli të vajzave kuqezi në zonë. Nga pika e bardhë godet kapitenia Dudek, e cila tregohet e saktë dhe kalon në avantazh vendaset, duke fiksuar rezultatin në 1-0.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e polakeve, që në pjesën e dytë vazhdojnë të këmbëngulin dhe shfaqen vazhdimisht në sulm. Kombëtarja shqiptare përpiqet të reagojë dhe të gjejë golin e barazimit, duke afruar në disa raste. Në minutën e 89-të Polonia shënon edhe golin e dytë me anë Mesjasz. Në minutat e fundit në fushë hynë edhe Esi Lufo dhe Sara Begallo, të cilat zëvendësuan Maksutin dhe Krasniqin.

Rezultati deri në fund nuk do të ndryshojë, me Shqipërinë që mundet 2-0 në Poloni, një nga rivalet më të forta të Grupit F të Botërorit të femrave ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Belgjika, Armenia dhe Kosova. Aktualisht, Shqipëria ka katër pikë pas 4 ndeshjesh.

Lexo edhe

Video

error: