Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në muajin nëntor. “Dardanët” më 21 nëntor do të jenë mysafirë të Zvicrës, derisa më 24 ndaj Irlandës.
Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Jean-Denys Choulet, ka publikuar listën e gjerë me 19 basketbollistë para grumbullimit më 12 nëntor.
Dardanët do të përgatiten maksimalisht nga 12 nëntori, dy herë në ditë stërvitje, për të qenë sa më të gatshëm për sfidat e nëntorit. Në Grupin A, Kosova mundi Irlandën 83:76, kurse pësoi nga Azerbajxhani 87:77.
Ndeshjet e fundit dhe vendimtare do të jenë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ku Kosova do të jenë vendase në përballjet ndaj Azerbajxhanit dhe Zvicrës.Dominic Artis - Strasbourg - Francë
Malcolm Armstead - Golden Eagle Ylli
Erjon Kastrati - Trepça
Valon Bunjaku - Bashkimi
Arti Hajdari - Peja
Eliot Peci - Sigal Prishtina
Jon Ismajli - Sigal Prishtina
Arian Qallakaj - Golden Eagle Ylli
Muhamedali Janjeva - Sigal PrishtinaNorik Binqe - Bora
Gëzim Morina - Golden Eagle Ylli
Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet