Botë me hile!

Botë me hile!

Po ofron muaji nga agresioni më i vrazhdë, ku Cari Putin i Rusisë- diktatori i kohëve moderne, po sulmon me të gjithë arsenalin e mundshëm luftarak, popullin dhe shtetin sovran të Ukrainës. Sigurisht që kjo botë me hile, po sodiste me një anë duke bërë sehir deri me tani ngase kishte bindjen së ai (Putin), nuk do të shkonte deri në atë pikë, (Posi!).

Tani kur diktatori Putin, i vuri zjarr Ukrainës, duke vra gra e fëmijë, madje duke granatuar edhe çerdhe fëmijësh, azile pleqsh, apartamente kolektive banimi, Teatro, shtëpi kulture, strehimore civilësh dhe spitale, thjeshtë,  duke e kthyer Ukrainën në tokë të djegur. Po prapë kjo botë e madhe me hile, po heziton të marr hapa konkret, po heziton, përderisa atje po shkon gjaku ploje dhe agresori rus nuk po ndalet, nuk po ndalet…

Nuk zmbrapsën diktatorët me të shara për mes face-bukeve e mediave tjera të përditshme- jo! Pa dyshim së janë marrë edhe masa tjera shtrëngimi, që rrethojnë hapësirën e Carit Putin, por jo deri në atë shkallë sa të fuqishmit e rendit demokratik të kësaj bote, kanë fuqinë dhe vendim marrjen e veprimit konkret, pra kanë gurin dhe arrën në dorë për të vepruar!

Dokrrat e përditshme që i lexojmë në medie se:

Putin është i sëmurë, se ka kancer, se është i çekuilibruar, se po ecën shtrembër, se ka njërën faqe më të fryrë e tjera, janë më së irrituese për ata që janë në ballë të luftës për jetë a vdekje, njëkohësisht edhe për të gjithë botën tjetër liridashëse.
Pa dyshim së edhe alibia që ky Diktator i urryer mund t’i vë në lojë armët bërthamore, nuk qëndron, e saktë, Putin e do një Ukrainë pa njerëz dhe të shkrumbuar, por jo edhe një Rusi pa njerëz dhe të shkrumbuar, ngase ajo (Rusia), pastaj nuk i duhet më as Putinit dhe askujt tjetër! Është e kundërta, Putin luftën po e bënë për ta zgjeruar Rusinë dhe jo për ta djegur atë, por për t’i djegur të tjerët, prandaj o botë e madhe me hile, veproni para se ky (Putini), tua vë zjarrin edhe juve!…

Për vetëm një muaj, Putin arriti t’i zhvendosi dhe t’i përzë nga shtëpitë e veta mbi 6 milion qytetar të Ukrainës të cilët i hodhi rrugëve të botës, duke i lënë pa shtëpi e katandi! Këta njerëz i ktheu në refugjatë, dhe i detyroi të marrin rrugët e botës në sy për të futur diku kokën. Këta njerëz, fatkeqësisht, asnjëherë më nuk do të janë ata që kanë qenë para luftës, një jetë e tërë do t’i përcjellë me trauma shpirtërore. Ukraina, pra shteti dhe vendlindja e tyre, kurrë më nuk do të jetë ajo që ka qenë dikur.
Natyrisht së edhe Ukraina, do të ri-ngritët pas lufte, por mbi jetë njerëzish, ashtu siç ka ndodhur edhe në Kosovë, që jemi ri-ngritur, por mbi jetën e mbi 13 mijë qytetarëve tanë. Edhe tani, pas 23 vitesh, Diktatorët e Serbisë i fshehin dhe nuk i kthejnë mbi 2000 trupa të zhdukur të shqiptarëve, madje këtë e bëjnë hapur para Evropës dhe botës sonë me hile!…

Diktatorëve të mëdhenj dhe atyre të vegjël, që mundohen të imitojnë të parët, duhet t’ju tregohet vendi një herë e mirë, të pritën që në zanafillë rrënjët e tyre, ndryshe ata do djegin me zjarr e hekur botën e madhe. Ata e bëjnë këtë, vetëm pse ua do qejfi për të treguar epërsinë dhe paprekshmërinë e tyre, madje për të dominuar mbi të tjerët me brutalitetin e dhunës, që është e papranueshme kudo në botën e sotme demokratike.


Do duhej që sa më shpejt të fuqishmit dhe të arsyeshmit e këtij globi, që i prijnë rendit demokratik, të shpallin kërkim arresti ndërkombëtar për diktatorin Putin!
Të arrestohet për ta vënë sa më parë para drejtësisë ndërkombëtare, për gjenocidin që po ushtron mbi shtetin dhe popullin e pafajshëm të Ukrainës, dhe nëse kjo nuk mund të realizohet, të urdhërohet edhe eliminimi i tij fizik, duke shpallur shumë të konsiderueshme mjetesh për kokën e tij kriminele- eliminim ky, pas së cilit bota do gjejë paqe e prosperitet.

Njëkohësisht, bota e paqes, të veprojë menjëherë, kundër diktatorit të vogël të Serbisë e cila në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, është armatosur deri në dhëmbë, me armët më të sofistikuara të dhuruara nga Rusia, madje nën hundët e BE-së, duke ngritur me dhjetëra baza të sofistikuara ushtarake në afërsi të kufirit të Republikës së Kosovës, zonë kjo prej 5 Km, e mbikëqyrur dikur nga faktori paqeruajtës.

Si ka mundësi që ky arsenal armësh që sillej në Serbi, nën hundët e BE-së, nuk u pengua nga vet BE, në mos u bekua nga ajo!… e cila po bënte sehir (ishte për mes mediave), ku shihej fare çartë pranim-dorëzimi i armatimit modern, të cilin Rusia po ia dhuronte Serbisë!
Vallë a po e kuptonte BE, së këto tanke që Cari Putin po ia dhuronte diktatorit të vogël Vuçiç nuk ishin për të lëruar arat, por të vrarë njerëz dhe për ta djegur token shqiptare të Republikës së Kosovës- siç e kishte bërë dikur satrapi Milloshevic, ku pjesë e atij krimi ishte edhe vet ky- Vuçiçi i sotëm që BE, po e miklon kaq paturpësisht!

Druajmë së faktori ndërkombëtar, dhe BE, po presin deri sa të ndizet edhe ndonjë front i ri në Ballkanin Perëndimorë, dhe tek pastaj ta dënojë agresorin Serb, por pasi të shkoj gjaku deri në gju! Neglizhenca dhe mosveprimi është i turpshëm, është papërgjegjshmëri, është miratim i heshtur dhe bashkëfajësi. Serbia sot, pa u hamendur fare- publikisht  po mbanë krahun e Putinit, Bashkësia Evropiane, Qeverisë së Kosovës po i thotë:

Mbuloni me ferexhe tabelat e kerrit, dhe dilni tek Ura e Ibrit e bini karadyzenit!…

Në fakt populli ynë, nuk po ha barë, është pikërisht Bashkësia Evropiane ajo, që Kosovën po e mbanë hipotekë, dhe Mitrovicën të ndarë!

Lexo edhe

Video