Bota virtuale e Zukerberg-ut, përparësitë dhe pasojat

Bota virtuale e Zukerberg-ut, përparësitë dhe pasojat

Analiza

Shpikësi dhe pronari i FaceBook-ut Zuckerberg, javët që lam pas, në detaje e shpjegoi për dy orë rrjesht, botën virtuale, konceptin e tij “Metaverse”.

A do të ndryshojë këjo qasje jetën e njerëzve? A do të jetë ajo, pra jeta jonë reale një botë virtuale në të cilën, sipas Zuckerberg, së shpejti, njeriu mund të familjarizohet me të?

Si ishte Faceebook deri tani, si do jetë në të ardhmen? Deri tani ne shikonim miqtë tanë në foto apo në ekran. Tani me syzet 3D do të jeni pikërisht mes këtyre pa qenë fare prezent fizikisht aty. Cilat do jenë pasojat për njerëzimin nga ky zhvillim?

A e kanë njohur fenomenin e virtualitetit njerëzit dhe shoqëritë e deri tanishme para Zukerberg-ut dhe Metaversës së tij? Gjithsesi. Siç dihet, shumë para tij, shkrimtarët dhe letërësia, pastaj filmi dhe muzika e kanë shpier njeriun drejt botës virtuale, sepse vetë qenia njerëzore e ka këtë dispozicion, e ka të inkuadruar në gjenet e tij. Kjo do të thotë se njeriu e ka të zhvilluar sensin për fantazi prandaj edhe ka jetuar me të, gjatë gjithë evolucionit. Filozofët e vënë në pikëpyetje tezën e egzistimit vetëm të një botë reale. A mund të konkludojmë se nuk ka jetë përveç kësaj të cilin po e jetojmë? D.mth. nuk e dijmë nëse në të vërtetë e kemi jetuar jetën më parë në një mënyrë, në kohë dhe formë tjetër, të cilën e jetojmë tani?

Si e përshkruan Zukerberg Metaversen e tij?

“Metaverse” do të jetë një botë virtuale shumë më e digjitalizuar dhe hibride, seç ka qenë deri më tani me rrjetet sociale si Face Book, Instagram etj.

Në realitetin virtual, thyhen distancat fizike; secili prej nesh, nga lartësia, do të mund të jetë mes miqësh, ose do mund të ndjek koncerte me njëri-tjetërin pavarësisht distancave me të mëdha mes tyre. Do mund pra, t´i vizitojmë miqët, familjen, shkollën, etj, pa qenë fare prezent fizikisht.

Sipas Zukerberg, bota fizike dhe dixhitale do të bashkohen në “Metaverse”, në realitetin virtual (VR), në të cilin përdoruesit mund të zhyten në botët dixhitale përmes syzeve speciale.

Tek ky zhvillim erdhi pasi grupi në Facebook bleu kompaninë VR Oculus, një pioniere në syzet për shfaqjen e realitetit virtual, shtatë vjet më parë. Emri i markës Oculus tani po hiqet gradualisht. Syzet aktuale VR do të quhen Meta Quest në vend të Oculus Quest.

Themeluesi i Facebook gjithashtu e sheh të ashtuquajturin realitet të shtuar (AR) si një komponent “metaverse”, në të cilin përmbajtja dixhitale shfaqet në mjedisin real për shikuesin në ekrane ose me ndihmën e syzeve të projektorit.

Kjo duhet të funksionojë falë teknologjisë moderne, mbi të gjitha falë realitetit virtual. Me syzet e brendshme Oculus Quest njeriu e vendos veten në një botë të quajtur Horizon, të cilën mund ta dizajnon vetë. Në Horizon Home secili ndërton shtëpinë e tij dhe më pas i fton miqtë në të.

Ajo që është e re është se përdoruesit mund të përdorin edhe dhoma dhe objekte virtuale përtej kufijve të lojërave ose ngjarjeve individuale.

Kjo do të bëhet e mundshme përmes skanimit të objekteve fizike në mënyrë që ato të jenë të pranishme edhe në “Metaverse”. Në të njëjtën kohë, ato (objektet) do të projektohen si holograme, të cilat janë kongruent me objektet e paraqitura në botën reale.

Disa filozofë shohin efekte negative tek përdoruesit e kësaj teknologjie.

Nëse njeriu, thonë ata, depërton në botën e tij vituale, me kalimin e kohës mund të ketë ndryshim në sjellje. Përshembull; nese dikush luan rolin e ariut, ujkut, të një demoni, ose krimineli, ai pastaj ka mundësi të ketë ndryshime psikike.

Por, njeriu gjithashtu, mund ta krijojë në botën e tij të brendshme një jetë, ambientin e tij vitual pa i vendosur fare syet 3D.

Ju mund të imagjinoni se si kompozitori duke kompozuar ose dëgjuar muzikë lidhet emocionalisht me një botë tjetër të ndenjës, krijon mundësi të ikjes nga bota reale, drejt botës fantastike dhe fiktive. Të njëjtën e bënë edhe filmi, arti modern etj. Nuk thuhet pa shkas se çdo gjë sajohet në imagjinatë tonë s´pari…

Përceptimi shqisor ndryshon nga koka jonë, sepse kjo e fundit ndahet me këtë rast dhe bëhet e pavarur. Gjithashtu edhe muzika është shkëputur nga mendja dhe flet drejtpërsëdrejti në ndjenjë, megjithëse muzika është e vazhdueshme, është e projektuar matematikisht.

Për shembull; duke dëgjuar muzikë njeriu harron rrethinën e tij. Ose duke shkuar një film personazhi ynë do mund të “fitojë” edhe nëse është zënë rob, ai do shpëton nga shokët e tij të burgosur dhe do e sheh lirinë, me të cilin ne do solidarizohemi sikur të ishim prezent në botën e tij.

Prandaj duhet ta themi se virtualiteti është prania si një mundësi, por jo si një objekt aktual real. Ajo egëziston vetëm në aftësinë për t’u bërë e tillë.

Filozofi I.Kanti thoshte se qeniet jomateriale janë vetëm virtualisht në botë, jo në një vendndodhje në hapësirë e cila mund të lokalizohet. Hapësira nuk i përmbush kushtet për një bashkëjetesë të njëkohshme të materies dhe qenies jomateriale.

E çfarë duhet nënkuptuar me syzet kibernetike Oculus? Së pari do themi se ato janë një instrument virtual që i mundëson shikuesit të shikojë drejtpërdrejt në një realitet “tjetër” për të lëvizur hapësirën e cila reagon ndaj të gjitha lëvizjeve të saj.

Imazhi virtual simulon në këtë rast një botë sintetike tre dimensione. Përdoruesi mund të zgjedhë vendin, udhëton diku ose arrinë në një udhëtim të caktuar, të themi kushtimisht, pa marrë trupin e tij me vete.


Ai në këtë rast mund të ketë një trup tjetër ose ta ndiej veten në nje trup tjetër. Në hapësirën kibernetike është gjithashtu e mundur ta bëjmë luftën pa u plagosur.

Sociologu Jean Baudrillard beson se kompjuterët tashmë kanë depërtuar thellë në jetën e përditshme të njerëzve. Ata tashm janë bërë pjesë e një hiperrealiteti që ne nuk e bëjmë ndarjen mes realitetit dhe simulimit.

Nëse realisht ekziston një përzierje e tillë e botës reale dhe virtuale, cili është ndryshimi midis botës virtuale dhe asaj aktuale?

Sipas mendimit të tij, syzet e përmendura ofrojnë një botë virtuale, një botë ku njeriu strehohet nga vuajtjet dhe disavantazhet  në këtë botë aktuale, “në mënyrë që në hapësirën kibernetike të jetë në një vend ku ndihet rehat, i trajtuar në mënyrë të drejtë ku do të ketë një shpërblim të drejtë. Sociologu në fjalë mendon se simulimet teknike mund të kontribuojnë për një jetë të re sociale.

Duhet potencuar gjithashtu me këtë rast se hapësira 3D hap portat në botën virtuale, ku përziehet realja me virtualen dhe nga kjo përzierje krijohet një miks, krijohet bota hibride, dhe nga këtu kemi bashkëdyzim të realitetet virtual dhe atij real i quajtur si (argumented reality), të cilin na mundësojnë syzet elektronike.

Syzet janë urëlidhëse mes botës reale dhe asaj virtuale. Stimulimi përdoret sot në të gjitha sferat e jetës, si në; arkitekturë, në gazetari, medicinë, fizike etj

Gjithashtu duhet thekësuar se nga ky zhvillim kemi edhe zhvillime negative. E para është teza se virtualiteti ´përdhunon´ vetëdijen individuale. Si pasojë e kësaj përdoruesit e humbin subjektivitetin e tyre, ashtu siç e humb ose e fsheh një aktor vehten e tij subjektive dhe infiltrohet në rolin e tij të cilin e luan në teatër.

Gjithashtu jeta e njeriu po shkon drejt robotizmit i cili po përparon dita ditës duke u praktikuar edhe në industrinë e automobileve. Pajisja e automjeteve me sensor mundësojnë që makina të ngas pa drejtimin e njeriut.

Po ashtu një revulucion teknk në këtë drejtim e shohim tek filmi Atavar se si aktori pa lëvizur fare, përmes stmulimit fiton vetëdije për realitetin virtual, ai posedon trup të ndryshëm dhe zhvillon reflekse të reja trupore dhe mund t´i kontrollojë ato.

Bota elektronike mund të hibridizonte hapësirën reale në këtë mënyrë. Por ajo krijon edhe gjëra të bukura.

Kompjuterët mund të luajnë veglat muzikore ashtu sikur njeriu. Kjo do thotë se ata mund t´i emitojnë aftësitë tona njerëzore. Hibridizimi në biologji do të thotë kryqëzimi i bimëve të kultivuara ose i kafshëve mbarështuese, me një përzierje tipare gjenetike. Ndërhyrja në riprodhim të qenies njeri, për fat të mirë, lejohet vetëm në një masë të kufizuar tek njerëzit, p.sh. lejohet ndërprerja e shtatzënisë nëse diagnostikohet një paaftësi e embrionit. Nëse shkohet tutje duke prekur riprodhimin, na dalin përpara çështje serioze etike.

Duhet pyetur, se a duhet të lidhen njerëzit dhe aftësitë e tyre mendore drejtpërdrejt me teknikën që të hibridizohen. I njejti problem nga paraqitet me inteligjencën artificiale.

Njerëzit kanë lirinë e tyre për të zgjedhur dhe për të vepruar, por nëse njeriu transferohet në makina, fatkeqësitë mund të ndodhin lehtësisht. Transferimi i pakontrolluar i përgjegjësisë nga njerëzit te makineritë është një gjë e së kaluarës dhe me pasoja siç e dëshmojnë disa rrëzime në bursë.

Shembulli tipik ishte ai i 6 majit të vitit 2010 kur në orën 14:30, Indeksi Dow Jones ra në njëzet minuta më pak se gjashtë për qind pa ndonjë arsye të dukshme. Tregtarët e raportuan këtë incident tek kompania. Spekulantët thanë se kompjuterët bënë blerjet dhe shitjet në milisekonda dhe me këtë rast kishte një shpekulim, nuk ishte bërë një kalkulim logjik nga kompjuterët, siç duhet.

Duhet shtuar me këtë rast se intelegjenca artificiale po zhvillohet me hapa të shpejt. Prodhimi i intelegjencës arificiale dhe pastaj edhe prodhimi i njeriut nga laboratorët nuk është shumë larg gjegjesisht akoma nuk është lejuar dhe mirë që nuk kalohet vija e kuqe.

Kur jemi tek inteligjenca artificiale duhet të shtojmë se ajo simbolizon përzierjen e një produkti teknik artificial, makinës elektronike llogaritëse, me trurin biologjik të njeriut, që i jep atij inteligjencë. Roboti në këte rast simulon ndjenjat e njeriut dhe në këtë mënyrë bëhet më shumë se njeriu dhe mund t´ia marrë dirigjimin dhe t´a sundojë dhe t´a nënshtrojë atë.

Lidhur me përzierjen e realiteteit real dhe ati virtual, siç bëhen edhe në Filma ose literaturë fatastiko-shkencore sociologu Habermas e kritikon duke e quajtur atë ideologji, e cila mund ta bëjë këtë në mënyrë që njerëzit të besojmë se disa mundësi janë më të mundshme se të tjerat. Është një mënyrë për të eksploruar sferën e mundësisë.

Kritika e filozofëve majtist konsiston në atë se shkenca dhe teknologjia kanë për qëllim të arrinin sundimin e njerëzve nga teknologjia, sepse ato fokusohen vetëm në veprime te qëllimshme racionale.

Shkrimtarja Doris Lessing merrë një pozicion të veçantë skeptik në rominain e saj duke krijuar një histori me Rohandën ku na paraqitet bota si një botë e mundshme e krijuar nga dhembshuria e njerëzëve dhe jo nga shpikjet e tyre teknike të cilat do t´i zotëronin njerëzit. Prandaj, sipas saj, shkenca nuk ka qëllim të arrij tek një realitet i vërtet të cilin e injorojnë ashtu, siç e bëjnë thotë ajo, teoritë religjioze. Literatura seinsfikshën paraqet një pamje të jashtme të botës dhe zgjeron këndvështrimin që është fiksuar mbi temën të idealizmit.

Njeriu në ekuilibër mes të kaluarës dhe teknologjisë e sheh të ardhmen si një instrument mundësish të reja. Si shpikës, ai krijon gjëra të reja nga gjërat e dhëna dhe kështu zgjeron realitetin. A ka ndarje mes trupit, shpirtit dhe a mund të egzistoj diçka nëse ne e marrim me mend, edhe nëse nuk e shohim me sy dhe nese nuk mund ta kuptojmë se diçka e tillë egziston?

Natyralizmi pretendon se gjithçka në botën tonë – gjithashtu edhe vetëdija – ka natyrë fizike. Programet nga kompjuterët mund të bëjnë kontakt mes botës së jashtme dhe të mos zëvendësojë botën e brendshme. Për shembull, mund ta marrim Rudolf Carnap dhe librin e tij “Kuptimi dhe nevoja” ku autori në fjalë shpjegon se Pegasus (kali me krahë) nuk ekziston në botën aktuale, por ekziston në një botë të mundshme, përkatësisht në botën e mitologjisë greke.

Ndërsa autori David Lewis i konsideron botët e mundshme si botë zëvendësuese, sepse ato ekzistojnë vetëm në imagjinatën tonë. Nëse kemi më shumë fantazi, tregime, pamje, ose parafytyrime fiktive në kokë kjo mund të na pengon të mendojmë qartë, dhe të kemi një qiltërësi në mendime dhe vlerësime ose gjykime reale.

Filozofi gjerman Johann Gottlieb Fichte nxjerr në pah se si vetë Kanti ishte një dogmatist. Fishte dallonte “dogmatistët” dhe idealistët kritikë. Dogmatistët mes të cilëve llogaritet edhe Kanti, rrjedhin nga gjërat (në vetvete), ndërsa idealistët udhëhiqen nga aftësia e inteligjencës për të prodhuar përvoja. “Unë” mund të përcaktojë këtë apo atë. Idetë e mija janë “të lira” dhe të pavarura. Dogmatistët supozojnë se gjërat janë në rregull dhe se një zinxhir shkaqesh përcaktojnë të menduarit tonë.

Fishte, nga ana tjetër, thekson lirinë e idealistit: E gjithë njohuria në botë është imagjinatë. Idetë janë pamje intuitive të botës që mund të përjetohen. Ato shfaqen në mënyrë abstrakte në formën e termave. E drejta kauzale i përcakton objektet, por i prek ato dhe jo raporti ndërmjet subjektit dhe objektit. Ndërsa filozofi Arthur Schopenhauer:  e zgjeroi idenë e Fishtes. Duke e thënë se “Ideja, imagjinata ime është një botë e mundshme”. Një botë e mundshme është e tillë se si e ndiejmë dhe si e përceptojmë atë, siç e bëjnë këtë lexuesit e letërsisë fantastiko-amagjinative, trilluese- Science-Fiction.

Shtrohet pyetja: A mund të zbatohen ligjet në botën e ideve që ne nuk i kuptojmë e që nuk korrespondojnë me ligjet fizike? Pergjigja është Po. Për shembull; fluturimi është i mundur në një ëndërr. Ëndrra lejon që graviteti të anulohet dhe në mënyrë arbitrare të lëvizet shpejt nga një vend në tjetrin.

Lexo edhe

Video