Bota lufton koronavirusin – Koreja e Veriut lanson raketa

Bota lufton koronavirusin – Koreja e Veriut lanson raketa

Koreja e Veriut ka lansuar raketa të paidentifikuara në Detin Lindor, njoftoi sot   Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut.

Asnjë detaj nuk është publikuar se sa raketa dhe llojin e tyre, raporton agjencia jugkoreane e lajmeve Jonhap.


Kjo është hera e katërt këtë muaj që regjimi i Kim Jong-Un ka lansuar raketa të paidentifikuara, në kohën kur bota po lufton me pandeminë e koronavirusit, si pasojë e të cilit deri më tash janë infektuar mbi 650 mijë njerëz dhe shumë të tjerë kanë vdekur, transmeton KosovaPress.

Dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi u lansuan nga Koreja e Veriut më 21 mars.

Lexo edhe

error: