Borrell viziton refugjatët ukrainas në Moldavi

Borrell viziton refugjatët ukrainas në Moldavi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borell ka vizituar sot një qendër refugjatësh në qytetin Kishinev të Moldavisë, ku janë strehuar mijëra ukrainas që u detyruan të ikin nga vendi si pasojë e pushtimit rus.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, Borell shkroi se ndihet i tronditur nga rrëfimet e njerëzve që u detyruan të largohen nga Ukraina.


“I lënduar nga historitë e njerëzve që janë detyruar të largohen nga Ukraina, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë civilët. Populli i Moldavisë po tregon bujari të jashtëzakonshme, duke siguruar kalim të sigurt për pothuajse 120.000 njerëz”, shkroi ai.

Borell tha se vetëm në Moldavi janë mbi 20.000 fëmijë refugjatë që kanë ikur nga bombat e Putinit.

“Mbështetuni në përkrahjen e BE-së. Ne jemi së bashku me ju për paqen në kontinentin tonë”, shkroi ai.

Lexo edhe

Video