Borrell takohet me Kurtin e Vuçiqin: Dialogu i rëndësishëm për qytetarët tuaj

Borrell takohet me Kurtin e Vuçiqin: Dialogu i rëndësishëm për qytetarët tuaj

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Joseph Borrell, tashmë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në Twitter, Borrell ka publikuar fotografitë e takimit dhe ka shkruar se dialogu është hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të dy vendeve.


“Jam duke drejtuar një takim të ri të nivelit të lartë në dialogun Prishtinë – Beograd, me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Dialogu dhe rezultatet e tij janë rruga drejt të ardhmes evropiane të dy palëve. Në ndërkohë, ai sjell rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, ka shkruar Borrell.

Në një deklaratë për media, të dhënë para këtij takimi, Borrell tha se të gjitha palët e dinë që dialogu nuk do të jetë i lehtë, por ai duhet të vazhdojë.

“Është kënaqësi të presim në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës së tyre në Bruksel në fund të prillit. Në këtë moment, I inkurajojmë të vazhdojnë takimet e dialogut, pa vonesa dhe të sjellin rezultate të qarta, pavarësisht krejt vështirësive. E di se dialogu nuk do të jetë i lehtë, por ky proces me angazhimin e dy palëve është i nevojshëm për të mirën e njerëzve në Kosovë dhe Serbi. Ta bëjmë të qartë se dialogu është më i miri për të ardhmen evropiane të dy vendeve. Në ndërkohë, ai ka sjellur rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Borrell.

Lexo edhe

Video

4 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: