Borrell mirëpret sanksionet e SHBA ndaj grupit të Veselinoviqit

Borrell mirëpret sanksionet e SHBA ndaj grupit të Veselinoviqit

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Evropian, Josep Borrell mirëpriti lajmin se Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja vuri sanksione ndaj rrjeteve të korrupsionit në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.


Borrell shkroi në Twitter se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë angazhim të përbashkët shkatërrimin e rrjeteve kriminale.

“Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, tha Borrell.

Lexo edhe

Video