Borrell: Marrëveshja do të ndodhë vetëm kur ka pajtim mes Kosovës e Serbisë

Borrell: Marrëveshja do të ndodhë vetëm kur ka pajtim mes Kosovës e Serbisë

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka folur në vizitën e tij të parë në vendin tonë lidhur me procesin e dialogut me Serbinë dhe marrëveshjet për hapjen e linjës ajrore dhe hekurudhat, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

Gjatë një konference për media pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, kryediplomati spanjoll tha se nuk është detyrë e tij që të bindë pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, por pjesë e detyrës së tij si diplomat është ndërmjetësimi në procesin e dialogut.

“Ne kemi shumë njerëz të angazhuar në Kosovë dhe kemi arritur të krijojmë një angazhim. Ne nuk jemi larg procesit, por jemi shumë të kyçur në proces, ndoshta nuk jemi shumë të zëshëm, por jemi shumë të involvuar. Janë pesë shtete që nuk e njohin Kosovën. Nuk është detyra e imja t’i bindi ato. Unë përfaqësoj si një njeri që është përgjegjës për politikën evropiane që të lehtësojë negociatat në mes të Serbisë dhe Kosovës, sepse problemi mund të zgjidhet në negociatat e këtyre  vendeve dhe marrëveshja do të ndodhë vetëm kur ka pajtim mes këtyre vendeve. Ajo që dëshirojmë është të arrijmë të lehtësojmë dialogun”, u shpreh Borrell.


Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se SHBA dhe BE-ja plotësojnë njëra-tjetrën në ndihmën për Kosovën.

“Qytetarët e Kosovës gjithmonë i janë mirënjohës BE-së dhe SHBA-së dhe NATO-s. Kosova si shtet i ri është shtet mik i SHBA-së dhe do të jetë partnerë strategjikë”, tha presidenti Thaçi.

Duke folur për procesin e dialogut, presidenti Thaçi tha se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është jetike për paqen në Ballkanin Perëndimor./KosovaPress/

Lexo edhe

Video