Borrell: Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë

Borrell: Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në veri.


Ai ka thënë se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

“Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, shkruan kryediplomati evropian në një postim në Twitter.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: