Borrell do të vizitojë vijën e frontit në Ukrainën lindore

Borrell do të vizitojë vijën e frontit në Ukrainën lindore

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të qëndrojë në Ukrainë nga e marta deri të enjten, kur do të vizitojë vijën e frontit me separatistët pro-rusë, për të shprehur mbështetjen e BE-së për integritetin territorial të atij vendi, njoftoi Komisioni Evropian.

Në javët e fundit, Perëndimi ka qenë i shqetësuar për akumulimin e 100.000 trupave ruse në kufirin lindor të Ukrainës dhe ka akuzuar Moskën se po kërcënon vendin me një pushtim të ri që nga marrja e Krimesë në 2014.

I shoqëruar nga ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, Borrell fillimisht do të bëjë një turne në lindje të vendit, në vijën e kontaktit midis zonës së kontrolluar nga Kievi dhe zonës së mbajtur nga separatistët pro-rusë, të cilët kanë qenë në konflikt me Kievin që nga viti 2014.


Më pas ai do të shkojë në Kiev për të biseduar me zyrtarët ukrainas, tha Komisioni Evropian.

Vizita thekson mbështetjen e fortë të BE-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në një kohë kur vendi po përballet me forcimin ushtarak dhe veprimet hibride të Rusisë, thuhet në deklaratë.

Bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për Ukrainën janë planifikuar për 9 dhe 10 janar në Gjenevë, pasuar nga një takim Rusi-NATO më 12 janar dhe një takim brenda OSBE-së më 13 janar.

Lexo edhe

Video