Borrell: Dialogu nuk ka alternativë, “non paper” janë lajme të rrejshme

Borrell: Dialogu nuk ka alternativë, “non paper” janë lajme të rrejshme

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell e ka quajtur lajm të rrejshëm dokumentin “non paper” për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryediplomati evropian përmes një konference të përbashkët në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti tha se ai nuk ka marrë asnjë nga këto dokumente dhe se nuk punon me të njëjtat.

“Lidhur me këto ‘non paper’, duket sikur janë në modë, nëse nuk ke ‘non paper’ nuk je askush. Nuk kam marrë asnjë nga këto dokumente. Shpresoj që nesër nuk do të jetë ndonjë tjetër. Unë nuk punoj me ‘non paper’. Për këtë të fundit do ta them atë që e kam thënë për atë më parë. Për mua këto fantom dokumente nuk janë të rëndësishme, këto janë lajme të rrejshme, dhe ne nuk kemi të bëjmë asgjë me to. Jemi duke i mohuar ato, pasi këto lajme të rrejshme po krijojnë ambient toksik në çështje të ndryshe, përfshirë edhe në atë të dialogut”, tha ai. 


Pas takimit me Kurtin, Borrell tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë dhe se është në interes të Kosovës të përfshihet në dialog.

Ani pse nuk dha datë, Borrell tha se shumë shpejtë do të rifillojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Rruga evropiane e Kosovës kalon në këtë dialog, nuk ka rrugë tjetër, nuk ka alternativë tjetër. Për të arritur një marrëveshje të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është mënyra më e mirë për të marrë perspektivën evropiane. Prandaj, e inkurajova zotëri Kurti që të përfshihen në këtë çështje, ai sikurse edhe unë, ekipi im dhe Lajçak jemi duke bërë punën tonë dhe jemi të gatshëm për ta ndihmuar Kosovën në mënyrë që të sjellim Kosovën në familjen evropiane. Është biseduar në qeveritë e kaluara, nuk mund të hedhim poshtë gjithçka çka është punuar me ish qeveritë e kaluara. Por ju inkurajojmë edhe ju të vazhdoni. Lidhur për ta vazhduar këtë proces kemi një vonesë, nuk do të jetë e lehtë, por kjo duhet bërë për gjithë Ballkanin dhe popullin e Kosovës dhe Serbisë. Ne do të kemi shumë shpejtë takimin e lartë nga BE-ja”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: