Borrell: Bashkëpunimi BE-SHBA do të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi

Borrell: Bashkëpunimi BE-SHBA do të ndihmojë dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell vlerëson se bashkëpunimi i zgjeruar me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimit Evropian do të ndihmojë procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.


I pyetur nga Tanjug nëse ai kishte biseduar me presidentin e SHBA Joe Biden rreth raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe  presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, shefi i diplomacisë evropiane  tha se ai kishte informuar sekretarin e Shtetit Antonio Blinken për këtë.

“Tani ka një bashkëpunim shumë të mirë midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Nuk është më një garë ku Shtetet e Bashkuara po përpiqen të imponojnë një proces të udhëhequr nga BE në dialog. Tani jemi duke bashkëpunuar ngushtë dhe kjo do të ndihmojë”, tha Borrell.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: