Borell reagon për vrasjen në Gllogjan: Ata që janë përgjegjës duhet të gjenden e të sillen para drejtësisë

Borell reagon për vrasjen në Gllogjan: Ata që janë përgjegjës duhet të gjenden e të sillen para drejtësisë

Për krimin e rëndë në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona, ka reaguar edhe kryediplomati evropian, Josep Borell.

Borell thotë të ndihet i trishtuar nga sulmi , me ç’rast ka bërë thirrje që përgjegjësit e vrasje të sillen para drejtësisë.

“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime është me viktimat dhe familjet e tyre. Ata që janë përgjegjës duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të neveritshëm. Qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente pikëlluese. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtim në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Borell në “Tëitter”.


Mbrëmjen e së premtes autobusi që po qarkullonte nga Gjakova për në Gllogjan u sulmua nga një i panjohur me kallash. Aty u vranë dy nxënës-maturantë, shoferi i autobusit, dhe një tjetër u plagos e ku mbrëmë iu heq edhe plumbi me të cilin ishte plagosur.

Ndërsa autori i vrasje ende gjendet në arrati. Policia në këtë paradite thanë se janë duke punuar për të zbardhur rastin e rastit makabër.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.