Borrell: Kemi një marrëveshje, Kurti dhe Vuqiq u pajtuan për planin e zbatimit

Borrell: Kemi një marrëveshje, Kurti dhe Vuqiq u pajtuan për planin e zbatimit

Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët  në momentin e publikimit të tij.

Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, duke shtuar se palët janë zotuar që të zbatojnë të gjitha nenet dhe obligimet.

Ai u ndal te neni 7 i aneksit për planin e zbatimit, duke thënë se Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë negocimin me dialogun e lehtësuar nga BE për të vendosur të vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovw.


Sipas tij, palët janë pajtuar për çështjen e të pagjeturve si çështje me prioritet.

“Aneksi konsiderohet e miratuar në momentin e publikimit dhe jep detaje për zbatim se deri kur, nga kush duhet të veprohet dhe si”, tha ai.

Borrell shtoi se BE do të jetë mbiqkyrëse mjaft aktive e planit të zbatimit, zbatim ky me të cilin varet edhe rrugëtimi evropian i Kosovës dhe Serbisë.

Lexo edhe

Video