Bordi i Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), ku bën pjesë edhe KosovaPress, dënon ashpër sulmin kibernetik në faqen e internetit të Agjencisë Polake të Shtypit që u krye disa ditë më parë. Duke kuptuar vlerën që agjencitë e besueshme dhe të lira të lajmeve i sjellin shoqërisë sonë, EANA nënvizon nevojën themelore që gazetaria e vërtetë të jetë e siguruar dhe e lënë jashtë çdo lloj konflikti.
"Sulmi në faqen e internetit të PAP ishte padyshim një përpjekje nga akterë keqdashës për të destabilizuar dhe keqinformuar shoqërinë polake përpara një raundi shumë të rëndësishëm zgjedhor evropian dhe gjatë një lufte që po vazhdon në Ukrainë. Në një farë mënyre, ky zhvillim fatkeq tregon rëndësinë kritike që agjencitë e lajmeve kanë për shoqëritë, sidomos gjatë ngjarjeve shumë të rëndësishme kombëtare apo globale. Gjithashtu, në këtë kontekst, organizatat mediatike duhet të fokusohen më shumë në sigurinë kibernetike dhe qeveritë duhet të vëzhgojnë nevojën për të investuar më shumë në mësimin e përjetshëm të edukimit mediatik”, tha Alexandru Giboi, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve.
Përndryshe, KosovaPress pas një lobimi shumëvjeçarë arriti të bëhet anëtare e rrjetit evropian të Agjencive të Lajmeve duke përfaqësuar Kosovën. (https://www.newsalliance.org/members/ )
Më herët në vitin 2017 është bërë edhe anëtare e agjencive te lajmeve të Ballkanit (https://abnase.com ) dhe për tre vite është pjesë e bordit dhe në vitin 2021-2022 e ka pasur edhe presidencën.Kosovapress ne vazhdimësi është duke nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me agjenci të lajmeve të Ballkanit, Evropës e me gjerë duke ju ofruar mediave lajme nga këto vende.
https://kosovapress.com/fillon-konferenca-nderkombetare-kufijte-e-lirise-se-fjales
Rreth EANA
E themeluar më 21 gusht 1956, pas një konference në Strasburg, EANA është një forum bashkëpunimi dhe shkëmbimi i njohurive të biznesit të agjencive evropiane të lajmeve. EANA përbëhet nga 33 agjenci lajmesh dhe promovon gazetari cilësore, të drejtën e autorit, aksesin në informacion cilësor, zhvillimin teknologjik të medias dhe, së fundi, por jo më pak e rëndësishme, lirinë e shtypit.