Bordi i AKP-së miratoi shpërndarje të fondeve për punëtorët dhe kreditorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

Bordi i AKP-së miratoi shpërndarje të fondeve për punëtorët dhe kreditorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

Bordi i Drjetorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mirtuar shpërndarjen e fondeve për punëtorët dhe kreditorët e 14 ndërmarrjeve.

Nga AKP nëpërmjet një komunikate për medie kanë bërë të ditur edhe ndërmarrjet të cilave iu janë ndarë këto fonde.

Shuma totale e fondeve për shpërndarje është 1 milion e 168 mijë euro.


“Bordi shqyrtoi dhe miratoi shpërndarje të pjesshme të fondeve për kreditorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore në vijim: Përparimi – Mitrovicë, KBI Agrokultura – Gjilan, pastaj për NSH Eximkos – Prishtinë, NSH Tregu – Prishtinë, NSH Ringov- Pejë, NSH Dardania – Prizren, NSH Talinovci – Ferizaj, NSH 9 Nëntori – Pejë dhe NSH Prizren Trans – Prizren. Shuma totale e fondeve për shpërndarje është 1 milion e 168 mijë euro. Ndërkaq miratoi listat përfundimtare të punëtorëve që i plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar nga pjesa 20 % e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për ndërmarrjet shoqërore: Radio Televizioni Prishtina – Prishtinë, Banka e Lubjanës – Prishtinë, Lidhja e vozitësve – Prizren, për KB Bistrica – Drenoc-Pejë, pastaj për NSH Kabllar NJP – Prishtinë dhe për NSH Teuta Bare – Mitrovicë. Për këto ndërmarrje (përveç për KB Bistrica-Drenoc-Pejë, e cila nuk ka punëtorë në listë) u miratuan edhe shpërndarjet e pjesshme nga 20 % i të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi i aseteve të tyre bazuar në listat e punëtorëve legjitim”, thuhet në komunikatën për medie nga AKP.

Kjo u vendos në mbledhjen e që Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti sot.

Gjatë kësaj mbledhje, zëvendës drejtori i AKP-së, Avni Jashari u emërua Zëvendësues i Drejtorit Menaxhues të AKP-së. Ndërkaq Bordi vendosi inicimin e procedurës së rekrutimit për pozitën e Drejtorit Menaxhues sipas Ligjit për Zyrtarët Publik.

Bordi gjatë këtij takimi diskutoi dhe e miratoi buxhetin e Agjencisë për vitin e ardhshëm 2022, me kursime në paga dhe mëditje sipas vendimit që mori në mbledhjen e shkuar për shkurtim të pagave dhe mëditjeve në masën 30 për qind për të gjithë të punësuarit e AKP-së.

Lexo edhe

Video

error: