Bonucci: Juventusi synon ta fitojë Ligën e Kampionëve

Bonucci: Juventusi synon ta fitojë Ligën e Kampionëve

Leonardo Bonucci këmbëngul se ky mund të jetë një sezon i lavdishëm për Juventusin, pasi ata duan të fitojnë Ligën e Kampionëve si dhe të kapin një vend në top katërshen e Serie A.

“Bianconerët” qëndrojnë pak pas vendit të katërt në tabelë dhe humbën Superkupën Italiane ndaj Interit në kohën shtesë.

Megjithatë, Bonucci ka shpresa të mëdha për sezonin 2021-22, pasi ata kryesuan grupin e tyre të Ligës së Kampionëve përpara Chelseat, transmeton KosovaPress.


“Ne duam të sigurojmë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm dhe do të luftojmë deri në minutën e fundit për të fituar edhe trofeun e kësaj gare të këtij sezoni”, tha mbrojtësi për “Juventus Channel”.

“Vitin e kaluar ne treguam se Juventusi është i uritur dhe mund të themi fjalën tonë në ndeshjet e njëpasnjëshme. Ne nuk e morëm Scudetton sezonin e kaluar, por fituam Kupën e Italisë dhe Superkupën, duke iu përgjigjur atyre që thanë se ishim të ngopur nga suksesi. Ishte prova që Juve është gjithmonë aty në raundet e eliminimit direkt”, vazhdoi italiani.

Skuadra e Allegrit përballet sonte me Sampdorian në kuadër të Kupës së Italisë.

Lexo edhe

Video