Bombolat që vrasin, policia shpërndan broshura vetëdijesuese

Bombolat që vrasin, policia shpërndan broshura vetëdijesuese

Njësia e Komuniteti së bashku me patrullën sektoriale të Malishevës, po ashtu dhe zyrtarët policor nga Stacioni policor – Gjakovë, në kuadër të implementimit të projektit “Bombolat e gazit vrasin”, ka vizituar disa restorante, kafene dhe biznese dhe kanë bërë shpërndarjen e broshurave vetëdijesuese  “Bombolat e gazit vrasin”.

Kjo me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve, bizneseve rreth përdorimit të tyre dhe rrezikut që vije nga bombolat si dhe hapat që duhen ndërmarrë dhe mënyra ligjore e përdorimit të tyre.


Me këtë rast janë shpërndarë rreth 40 broshura vetëdijesuese dhe janë vizituar një nunër i konsideruar i bizneseve afariste.

Shpërndarja e broshurave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim edhe në qytetet tjera që janë në kuadër të Drejtorisë rajonale – Gjakovë.

Ndryshe, shpërndarja e këtyre broshurave dhe kujdesi nga Policia e Kosovës  është mirëpritur nga pronaret dhe punëtorët, thuhet në njoftim.

Video

error: