Boksierja befason tifozët, pas fitores tregon gjoksin (VIDEO)

Boksierja befason tifozët, pas fitores tregon gjoksin (VIDEO)

Daniella Hemsley i la tifozët e boksit pa fjalë kur e tregoi gjoksin e saj para turmës, pasi që siguroi fitoren e parë kundër Aleksandra Danielka në turneun “Kingpyn High Stakes” në Dublin.

22 vjeçarja doli fituese në grupin e humbëseve, pas një vendimi unanim të marrë nga gjyqtarët, raporton KosovaPress.

Pas njoftimit se fitorja i takoi asaj, Hemsley vendosi që ta festonte fitoren e saj në mënyrë provokative. Ajo u zhvesh në pjesën e lartë të trupit, duke treguar komplet gjoksin e saj.


Kjo gjë la tifozët e pranishëm të habitur, ndërsa Hemsley më vonë kërkoi falje për gjestet e saj, duke thënë se në ato çaste ajo ishte tejet e emocionuar.

Videon e rastit në fjalë e gjeni më poshtë.

https://cdn.jwplayer.com/previews/wGdK6L0e

Lexo edhe

Video