Boksieri Bernardin Nikaj nderohet me titullin “Nderi i Gjakovës”
Sport
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini i ka dhuruar mirënjohjen me titull "Nderi i Gjakovës" boksierit Bernardin Nikaj.

Boksieri kosovar po zhvillon një karrierë të suksesshme në kategorinë e gjysmë të rëndë

Ai së fundi triumfoi ndaj boksierit serb Marko Nikolic në meçin e zhvilluar në Austri derisa u shpall fitues me vendim unanim të gjyqtarëve pas 10 raundeve, raporton KosovaPress.

25 vjeçari menjëherë pas kësaj luftë tha se synon që ta fitojë titullin e kampionit të botës në këtë kategori.

“Sot, me kënaqësinë më të madhe, e prita në zyrën time boksierin e suksesshëm në përmasa botërore Bernardin Jakaj. Mirënjohja që i dhurova sot Bernardinit për mjeshtërinë e treguar në artin e boksit, është një shenjë e vogël falënderimi për promovimin që po i bën nëpër botë shtetit tonë dhe Gjakovës.”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024