Boksierët vazhdojnë përgatitjet në Durrës

Boksierët vazhdojnë përgatitjet në Durrës

Federata e boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgatitje e kombëtares së Kosovës. 

Kësisoj boksierët e Kombëtares së Kosovës në boks (Senior dhe të rinjë – Youth 17-18 vjeqar), po vazhdojnë përgatiten në Durrës.

Këto përgatitje janë të mirëseardhura për boksierët senior dhe të rinjë para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: 

1.Turneu ndërkombëtar “ Bocskai Istvan Memorial” për senior në Debrecen (Hungari) 07-13 shkurt 2021 

2.Turneu ndërkombëtar “Pavarësia” Prishtine 13 Shkurt 2021 


3.Turneu ndërkombëtar  “Adriatic Pearl” për të rinj (youth) në Budva (Mali i Zi) 16-22 shkurt 2021 

4.Turneu ndërkombëtar “Strandja” për senior djemë dhe vajza ne Sofie(Bullgari) 21-28 shkurt 2021 

5.Kampionati Ballkanik për senior djemë dhe vajza ne Zagreb (Kroaci) 

6.Turneu ndërkombëtar “Istambul Bosphorus ” për senior djemë dhe vajza në Turqi 07-12 mars 2021 

Përgatitjet po  zhvillohen tri herë në ditë gjithnjë duke respektuar këshillat e dalura nga MSH,MKRS, dhe IKSHP, gjithnjë duke e ruajtur distancën fizike 1.5 -2 m. 

Video

error: