Boksierët kërkojnë edhe njëherë largimin nga karantina

Boksierët kërkojnë edhe njëherë largimin nga karantina

Ekipi Olimpik i Boksit vazhdon të qëndrojë në karantinë në Konviktet e UP-së.

Por ata vazhdimisht kanë kërkuar të lirohen nga konviktet pasi që vlerësojnë se aty nuk ka kushte të favorshme për ta.

Selektori Latif Demolli përmes një e-maili ka bërë të ditur se atij dhe Shefki Bogujevcin i është dhënë leja nga Ministria e Shëndetësisë për lirim nga karantina, por që kanë refuzuar, pasi që kërkojnë që të lirohet i gjithë ekipi.

Kjo është komunikata e plotë:

”KAPITENI, I FUNDIT E LESHON ANIJEN”

Sot ne mesdit nga Ministria e shendetsis arriten dy letra lirimi nga karantina ne Qendren e Studenteve,per mua dhe Shefki Bogujevcin  por jo edhe per selektorin Besim Brahimi,boksieren Donjeta Sadiku e boksieret Shpetim Bajoku, Patriot Behrami ,Besart Pireva .Pa menduar dy here,e refuzuam daljen pa tere ekipin Olimpik te boksit .Se bashku kemi ardhur dhe se bashku do te dalim perkunder mallit per kethim te familja.


Une si pergjegjes i ekipit e kam pergjegjsin dhe detyren te qendroj me ekipin deri ne diten e fundit dhe deri sa gjithe ekipi te shkon ne shtepite e tyre.

Un jam pergjegjesi prej dites se shkuarjes ne Londer e deri te kthimi i ekipit ne shtepit e tyre.

Nje thenje e vjeter thote : Kapiteni i anijes leshon anijen qe po fundoset vetem pasi te bindet se te gjithe udhetaret dhe stafi kane shpetuar,dhe per mua dhe Shefkiun ky veprim ishte normal.                                  “Kapieni i fundit brak anijen”

Ekipi Olimpik I boksit

Me respekt

Latif Demolli

error: