Bodo/Glimt eliminon Prishtinën nga garat evropiane

Bodo/Glimt eliminon Prishtinën nga garat evropiane

Prishtina i ka dhënë fund aventurës së saj në garat evropiane duke u eliminuar nga Liga e Konferencës përballë skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt.

Pasi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në “Fadil Vokrri” në Prishtina, skuadra kampione e Kosovës pësoi disfatë me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të zhvilluat të enjten në Norvegji dhe kështu është eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-2, përcjellë KosovaPress.


Prishtina, me në krye trajnerin Zekirja Ramadani ishte skuadra e vetme që vazhdonte ta prezantonte futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare pasi Drita dhe Llapi ishin eliminuar paraprakisht nga garat evropiane.

Të dy golat për norvegjezët i realizoi Bethein në minutat 19 dhe 79.

Lexo edhe

Video