BMW prezanton modelet e reja

BMW prezanton modelet e reja

Kompanitë kryesore të makinave në Gjermani, prezantuan në internet modele të reja që synojnë uljen e emetimeve, pas anulimit të shfaqjes së motoçikletave në Gjenevë, e planifikuar të fillonte këtë javë.

“Në Munih, BMW prezantoi modelin elektrik ‘Concept i4’. Makina me katër dyer arrin deri në 600 kilometra, në bazë të teknologjisë së re të baterive”, deklaroi shefi ekzekutiv, Oliver Zipse.


Modeli i ri do të prodhohet vitin e ardhshëm në Munih, ndërsa modeli tjetër elektrik “iNext” do të prodhohet në të njëjtën kohë, në Dingolfing.

Këtë vit BMW planifikon të shesë gjysmë milioni makina hibride dhe elektrike, si dhe të përmbushë kërkesat e reja lidhur me dioksidin e karbonit (CO2), të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Lexo edhe

error: