“Blu Mare”- hoteli i vendosur në fshatin e bukur bregdetar

Mes pishave dhe përballë kaltërsisë detare, fshati bregdetar Spille po ofron pamjen më të bukur të këtyre ditëve. Mysafirët po zgjohen me tingujt e dallgëve të detit, ndërsa aroma e pishave po depërton në dhomat e resortit. “Blu Mare” tashmë ka hapur dyert për të gjithë pushuesit nga Kosova dhe vendeve të tjera nga rajoni. Perëndimi i diellit nga ballkoni i dhomave është thjesht një mrekulli.

Klodian Moja, i cili është menaxher i përgjithshëm i këtij hoteli tregon për kapacitet e këtij resorti, duke theksuar se ky është viti i pestë që janë hapur dyert për pushuesit.

“Këtu ndodhemi në ‘Blu Mare’ resort në Spille, Kavajë. Kemi një kapacitet të prej 76 dhomave, kemi 7 suita. Suitat kanë një pamje shumë të bukur nga deti. Ky është viti i pestë që ne operojmë në fushën e turizmit”, tregon ai.

Dhomat janë luksoze dhe ka pishinë për të gjithë mysafirët që vendosin t’i kalojnë pushimet këtu.


“Diferencimi që ne bëjmë në tregun e turizmit është se ne japim shërbim shumë cilësor, dhomat janë shumë luksoze, kemi një pishinë për të gjithë mysafirët tanë. Siç mund të shikoni edhe vet, për një kapacitet prej 40 personave. Kemi një plazh privat prej 70 çadrave, ku mund të akomodojmë 140 persona. Dhe siç mund të shikoni, një nga pikat tona të forta është se kemi një hapësirë shumë të madhe, fushën e volejbollit, fushën e pikpongut dhe këndin e lojërave për fëmijët. Prindërit mund të vijnë këtu me fëmijët e tyre dhe mund t’i lën lirshëm, duke u kujdesur stafi jonë i animatorëve”, thekson ai.

Për më tepër, këtë sezonë turistike po ofrohen edhe çmime të volitshme, ku në paketë përfshihen shumë shërbime.

“Duke parë tregun këtë vit, jemi munduar që të bëjmë çmime sa më të mira për tregun rajonal, Kosovë, Maqedoni. Kemi organizuar disa paketa për sa i përket paketave all inclusive. Ne ofrojmë mëngjesin, drekën dhe darkën, gjithmonë byfe suedeze. Ofrojmë pije pa limit, nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 10 të darkës. Gjithashtu vejmë në dispozicion për klientët all inclusive pishinën dhe plazhin tonë privat. Ku çdo klient, çdo dhomë ka çadrën e vet me shezllonët përkatëse”, u shpreh ai.

Resorti “Blu Mare”, ofron kuzhinë mesdhetare nga kuzhinierët më të mirë të vendit.

“Restoranti i Blu Mare ka një kapacitet prej 28 tavolinash, ku mund të ulen gati 120 persona. Ofrojmë një meny mesdhetare, nga një nga shefat më të mirë të kuzhinës në Shqipëri, Denis Disha që e kemi këtu, ku ka punuar dhe ka bërë shumë projekte sa i përket pjesës së menys në Shqipëri. Gjithashtu ofrojmë edhe një gamë të madhe vlerash, duke filluar verat italiane, franceze dhe nga kantinat më të njohura në Itali”, përfundon ai.

Lexo edhe

Video

error: