Bllokohet aksi rrugor në Lezhë, izolohen banorët e 9 fshatrave

Bllokohet aksi rrugor në Lezhë, izolohen banorët e 9 fshatrave

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Shqipërinë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika të theksuara në disa akse rrugore.


Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm ka pasur shembje të konsiderueshme gurësh dhe dherash në aksin rrugor Lezhë-Ungrej.

Sipas raportimeve, 4 km larg qendrës së fshatit Ungrej ka pasur rrëshqitje dherash të cilat e kanë bërë të pamundur kalimin e këtij aksi rrugor, duke izoluar në këtë mënyrë banorët e 9 fshatrave në këtë njësi administrative./a2

Lexo edhe

Video

error: