Pikat kufitare me Serbinë në Merdare, Jarinjë dhe Bërnjak të cilat janë të mbyllura nga dita e hënën në mbrëmje, paraqesin pengesa për bizneset eksportuese në Kosovë.
Dy pronarë të bizneseve në vend kanë pranuar për KosovaPress nuk kanë arritur të eksportojnë mallrat e tyre në vendet drejt BE-së përmes Serbisë.
Madje, disa kamionë me prodhime vendore janë detyruar të kthehen prapa dhe të gjejnë rrugë alternativë për të eksportuar mallin kryesisht përmes Shqipërisë.
Ndërsa, njohës të ekonomisë dhe prodhuesit vendor kërkojnë nga Qeveria që të gjejë një zgjidhje që tju dalë në ndihmë bizneseve.
Njëri nga prodhuesit vendor, Shaqir Palushi thekson për KosovaPress për vështirësitë që po kalon ky biznes gjatë eksportit në 24 orët e fundit në vendkalimet kufitare me Serbinë.
Ai derisa thotë se janë duke u munduar të gjejnë rrugë alternative për të eksportuar, thekson se janë rreth 10 kamionë që kanë mbetur në pikat kufitare, porse një pjesë e tyre janë detyruar të kthehen prapa.
Edhe pronari i një kompanie tjetër vendore që eksporton mallra në vende të BE-së, Ramiz Gashi tregon se i ka tre kamionë të bllokuar me mallra në kufi, porse siç thotë ai mbetet sfidë për ta gjetja rrugëve alternative për eksport.
Sipas Gashit kjo bllokadë është humbje për biznesin pasi që rrezikohet humbja e tregjeve, megjithatë ai kërkon nga Qeveria që të bashkëpunojë me bizneset.
Profesori Skenderi thotë për KosovaPress se situatat politike me Serbinë po luftohen me anë të ekonomisë, megjithëse sipas tij kjo sjell humbje për prodhuesit vendor.
Mes tjerash, ai thotë se kjo situatë, sjell edhe pasoja të inflacionit, sepse sipas tij mungesa e mallrave dhe shërbimeve në treg që janë për momentin zvogëlohen, natyrshëm do të behet edhe ngritja e çmimeve tek produktet.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.
Pikat kufitaret me Serbinë vazhdojnë të mbesin të mbyllura edhe sot për kamionë dhe autobusë.
Ministria e Jashtme ka njoftuar se nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.
MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët tashmë kanë hyrë në territorin e Serbisë, që t’i përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. /E.Krasniqi/