Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Blinken thirrje Moskës të ndërpresë veprimet agresive kundër Ukrainës

Blinken thirrje Moskës të ndërpresë veprimet agresive kundër Ukrainës

​Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, i kërkoi sot Rusisë të ndalojë sjelljen e saj “agresive” ndaj Kievit, ndërsa forcat e armatosura ruse në një numër “të konsiderueshëm” vazhdojnë të dislokuara në kufirin ukrainas, pavarësisht nga njoftimi i një tërheqjeje.

“Ne presim nga Rusia që të ndalojë veprimet e saj të rrezikshme dhe agresive”, tha Blinken gjatë takimit të tij në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Rusia ka tërhequr disa forca nga kufiri i saj me Ukrainën, por shohim se ka ende forca të konsiderueshme”, theksoi ai, duke premtuar të punojë me Ukrainën në mënyrë që ajo “të mbrojë veten kundër agresionit”, raporton ATSh.


Nga ana e tij, Zelensky kritikoi një tërheqje ruse “shumë të ngadaltë”.

Kjo tërheqje u njoftua nga Moska më 23 prill, pas disa javësh tensioni në lidhje me vendosjen e rreth 100 000 trupave ushtarake në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës dhe në gadishullin ukrainas të Krimesë, i aneksuar nga Rusia në 2014.

Kjo shfaqje e forcës bëri që Kievi dhe Perëndimi të kenë frikën e një sulmi te mundshëm apo edhe të një pushtimi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: