Blinken shpreh ngushëllime për humbjet e jetëve në aksidentin në Bullgari

Blinken shpreh ngushëllime për humbjet e jetëve në aksidentin në Bullgari

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Bullgari ku humbën jetë 45 persona që po ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll.

Blinken shprehet se DASH dhe popullin amerikan shprehin ngushëllimet për humbjet e jetëve.


“DASH dhe populli amerikan shprehin ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe në zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është me ata që janë në zi ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Blinken.

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën me një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup. Shumica e viktimave janë shqiptarë.

Aksidenti konsiderohet si më i rëndi që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit në Evropë.

Lexo edhe

Video

error: