Blinken: Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë Kievin

Blinken: Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë Kievin

Sekretari i Shtetit Antony Blinken është shprehur se të gjitha provat tregojnë se Rusia synon të rrethojë dhe kërcënojë Kievin.

Diplomati i lartë amerikan nuk shtjelloi se çfarë veprimi “potencialisht më të keq” mund të shkaktojë Moska ndaj popullit të Ukrainës.


Ai tha se Rusia prej shumë kohësh e ka përgatitur këtë sulm ndaj Ukrainës.

“Veprimet e Rusisë janë një fyerje për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për mirësjelljen njerëzore.Për muaj të tërë, Rusia është përfshirë në pretendimin e diplomacisë, ndërsa këmbëngul se nuk kishte asnjë qëllim për të pushtuar Ukrainën. Kremlini gjatë gjithë kohës ka përgatitur këtë sulm gjakftohtë, përmasat e të cilit nuk janë parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.- u shpreh ai.

Lexo edhe

Video