Blinken: Përshkallëzimi i situatës në veri i pengon përpjekjet euroatlantike

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, edhe njëherë u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për uljen e tensioneve në veri. Sipas tij, përshkallëzimi i situatës i pengon përpjekjet në proceset integruese për dy vendet.

Diplomati amerikan ka folur pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s, në Oslo të Norvegjisë.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës dhe asaj së Serbisë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të de-përshkallëzuar tensionet dhe të ripërtërijnë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të normalizimit të udhëhequra nga BE-ja. Ne mbështesim procesin e integrimit euroatlantik për Kosovën dhe Serbinë, por përshkallëzimi aktual më shumë i pengon sesa i ndihmon përpjekjet për të ecur në atë drejtim”, ka thënë Blinken.

Sipas tij, palët duhet të ndalojnë angazhimin në veprime të njëanshme dhe t’i kthehen dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.


Protestuesit serb në veri po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Pesë policë kanë mbetur të lënduar në ditën e parë të protestave ndërsa të mërkurën institucioni i sigurisë ka bërë të ditur edhe për një zyrtar tjetër policor që ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në veri të vendit.

Të mërkurën është bërë e ditur se NATO ka dislokuar 700 forca shtesë në Kosovë, si përgjigje ndaj trazirave të fundit në veri të Kosovës, ku protestuesit lanë të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it.

NATO ka bërë të ditur se ka marrë vendim për angazhim të Forcës Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie për angazhim.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.