Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken thotë se do të ketë sanksione të reja dhe mosdhënie vizash drejt SHBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar.
Ai thotë se do të jenë 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar që do të përballen me sanksione.
“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, shkroi Blinken në Twitter.
Një ditë më parë, Departamenti i Amerikan i Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit të disa shtete të Evropës, mes tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar në veri të Kosovës.