Sulmi me raketa ruse në një qendër tregtare në Ukrainë sot është i fundit në një varg mizorish në vend dhe bota është e tmerruar, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Në një deklaratë në Twitter, Blinken shkroi: “Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë ukrainas dhe të kërkojmë llogari nga Rusia, përfshirë ata që janë përgjegjës për mizoritë.”
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se shumë civilë dyshohet se kanë vdekur ose janë plagosur pas sulmit të sotëm.
The world is horrified by Russia’s missile strike today, which hit a crowded Ukrainian shopping mall — the latest in a string of atrocities. We will continue to support our Ukrainian partners and hold Russia, including those responsible for atrocities, to account.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) June 27, 2022