Blerja e re e Interit përfshihet në një aksident të tmerrshëm automobilistik

Blerja e re e Interit përfshihet në një aksident të tmerrshëm automobilistik

Andre Onana është përfshirë në një aksident të tmerrshëm automobilistik në Kamerun, i cili për fat të mirë nuk pati asnjë pasojë për portierin e ri të Interit.

25-vjeçari po shkonte në Douala për t’u bashkuar me ekipin e tij kombëtar përpara ndeshjeve të play-off-it të Kupës së Botës kundër Algjerisë. Automjeti i tij (Ranger Rover) është përplasur me një makinë tjetër dhe për fat nuk ka pasur pasoja për të dhe drejtuesin tjetër.


Një video që është bërë virale në mediat sociale tregon Onanën duke folur me njerëz të tjerë në vendngjarje, duke konfirmuar se lojtari i Kamerunit nuk ka pësuar pasoja nga përplasja e tmerrshme me makinë që shkatërroi të dy automjetet e përfshira në aksident, përcjellë KosovaPress.

Onana do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë në verë në fund të kontratës së tij me Ajaxin. Ai përfundoi testet mjekësore me gjigantët e Serie A në janar.

Interi ende nuk e ka konfirmuar nënshkrimin e tij, por marrëveshja ka përfunduar dhe lojtari do të kalojë në “Giuseppe Meazza në verë.

Lexo edhe

Video