Blerim Vela përfundon angazhimin në Zyrën e Presidencës
Lexohet për: 2 min.
vela
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefi i stafit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Zyrën e Presidencës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se Vela ka përfunduar angazhimin e tij për t'iu kthyer angazhimit profesional e familjar.

“Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Shefi i stafit të Presidentes Osmani, Blerim Vela ka përfunduar angazhimin e tij në Presidencë. Ai do t'i kthehet angazhimit të tij profesional dhe familjes. Presidentja Osmani e ka falënderuar Vela për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërsa, Blerim Vela ka konfirmuar po ashtu se është larguar nga pozita e shefit të stafit të Presidentes. Vela në një postim në platformën X shkruan se ishte nder dhe privilegj të shërbente në Presidencë.

“Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes. Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar. Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes. Falënderoj kolegët në Presidencë, institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtar për bashkëpunimin”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024