Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Blerim Vela emërohet shef i Stafit të presidentes Osmani

Blerim Vela emërohet shef i Stafit të presidentes Osmani

Blerim Vela është emëruar sot për shef të Stafit të presidentes Vjosa Osmani.

Kjo është bërë e ditur nga vetë presidentja Osmani përmes një postimi në Facebook.

Blerim Vela ka përvojë profesionale 20-vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit. Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit.


Blerimi është në përfundim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Sussex-it në Britaninë e Madhe, Departamenti i Politikës, aty ku edhe ka përfunduar magjistraturën në fushën e politikës evropiane.

Studimet në nivelin Bachelor i ka përfunduar në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës. Më herët ka ligjëruar në Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Universitetin e Sussex-it.

Blerimi jeton në Prishtinë së bashku me gruan Shqipen dhe djalin Malin. Flet rrjedhshëm gjuhën angleze, ndërsa ka njohuri të avancuara të gjuhës serbe dhe asaj maqedonase.

Lexo edhe

Video

error: