BKT me produkt të ri në treg, synohet hapja e dyerve të tregjeve financiare ndërkombëtare për Kosovën

Banka Kombëtare e Kosovës po vazhdon të sjellë avancime sa i përket shërbimeve në sektorin bankar në Kosovë. Kjo me qëllim të investimeve në implementimin e shumë projekteve që synojnë transformimin dhe digjitalizimin e shërbimeve. “Smart Invest”, është produkti i ri i cili është prezantuar në eventin e fundvitit me klientë, më 19 dhjetor, 2019.

Platforma e investimeve u prezantua për pjesëmarrësit e eventit në mënyrë interaktive, duke bërë sondazhe të menjëhershme me ta për të kuptuar pritjet e tyre nga një platformë investimesh.

Muharrem Inan me origjinë nga Turqia, është udhëheqës i Thesarit dhe Institucioneve Financiare. Ai tregon se po synojnë t’u ofrojnë klientëve transaksioni fikse, të sigurta me bankën.

Inan thotë se duan të nxisin klientët që të përdorin këtë produkt, për çka thotë se është nevojë për tregun vendor të Kosovës, derisa tregon se çka saktësisht është ky produkt.


Ky produkt sipas tij tani e tutje do t’ua mundësojë klientëve të jenë në gjendje të investojnë në tregjet ndërkombëtare financiare, siç janë Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Japonia apo Gjermania, por edhe në vendet tjera si Peru, Afrika e Jugut.

BKT do të organizojë sesione trajnimi dhe do të shpërndajë buletine të ekonomisë për klientët, në mënyrë që këta të fundit të njihen me shërbimin më të ri bankar në treg.

 

Lexo edhe

Video