Bajçinca premton shëtitore në lagjen Dardania në Fushë Kosovë

Bajçinca premton shëtitore në lagjen Dardania në Fushë Kosovë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Enver Bajçinca ka takuar banorët e lagjes Dardania të kësaj komune.

Në takim me këta banorë u diskutua për problemet që ka qyteti e që sic thotë Bajçinca kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes nga niveli komunal.


Para të pranishmëve është shpalosur programi qeverisës i Vetëvendosjes e mes të cilave parashihet shëtitorja në lagjen Dardania.

“Mbrëmë, bashkë me kandidatët e lagjes Dardania: bartësin e listës Habib Mekolli, Durim Hajra, Edona Zeqiri Sllamniku dhe Vjollca Breznica, si dhe me prezencën e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Haki Abazi, mbajtëm takim me banorë të lagjes Dardania. Në këtë tubim diskutuam për problemet që ka qyteti, të cilat kanë ardhë si pasojë e keqqeverisjes nga niveli komunal. Mungesa e trotuareve, parkingjeve, mosndarja e kanalizimeve për reshje e ujëra të zeza, kaosi urbanistik, janë disa probleme të cilat kanë vështirësuar jetën e banorëve në zonën urbane. Poashtu, në theks të veçantë u diskutua për mungesën e hapësirave nëpër shkolla, çka bënë që cilësia të jetë e dobët, e poashtu u trajtua edhe mungesa e çerdheve publike, krahas numrit të banorëve. Para të pranishmëve u shpalos programi qeverisës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili mes tjerash, parasheh shetitorën në lagjen Dardania, rregullimin e trafikut, zgjidhjen e problemit me parkingje dhe investimet në infrastrukturë. #bashkëqeverisim144  #enverbajçinca144”, ka shkruar Bajçinca.

Lexo edhe

Video